U vra me breshëri plumbash në Vlorë, viktima Taulant Beqiraj ishte me precedent penal

Aktualitet

U vra me breshëri plumbash në Vlorë, viktima Taulant Beqiraj

Nje ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës në rrugën transballkanike përballë Gjykatës së Apelit ku ka mbetur i vrarë një 31 vjecar.


Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Taulant Beqiraj, djali i një ish punonjësi policie me precedent të mëparshëm penal.

Autori ka zbritur nga një makinë me xhama të zi dhe ka qëlluar mbi 31 vjeçarin i cili ka humbur jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi që ka ndërruar jetë ka pasur me vete një pistoletë, thonë banorët. Viktima ka qëndruar më shumë se 5 minuta i shtrirë në rrugë dhe është marrë nga ambulanca ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Beqiraj ka qene protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur. ​E gjithë ngjarja ndodhi në kulmin e lëvizjeve.

ME TE LEXUARAT