U vihet flaka dy makinave luksoze, dalin detajet e para

Aktualitet

U vihet flaka dy makinave luksoze, dalin detajet e para

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në lagjen "Kongresi i Përmetit", në Shkodër.

Policia njofton se janë dy automjete që janë djegur, një automjete, tip "Benz ML" dhe "Kiron Ssanyong", në pronësi të shtetasit S. Hoxhës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.   

“Rreth orës 03:25, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ka rënë zjarr në 2 automjete, tip "Benz ML" dhe "Kiron Ssanyong", në pronësi të shtetasit S. H. 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT