Policia kap me 'presh në duar" dy persona, tentuan të vidhnin motorin e parkuar
Lajmifundit
/
15 Shtator 2026, 14:33
Aktualitet

Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia në Athinë, pasi u kapën në flagrancë teksa dyshohet se po tentonin të vidhnin një motor të parkuar pranë një biznesi në qendër të kryeqytetit grek.
Ngjarja është evidentuar gjatë patrullimit të policisë në zonë. Efektivët kanë konstatuar dy personat pranë motorit dhe kanë ndërhyrë duke i ndaluar para se të largoheshin me mjetin.
Fillimisht, dy të dyshuarit kanë mohuar se po tentonin të kryenin vjedhjen. Megjithatë, pas verifikimit të numrit të shasisë së motorit, policia ka konfirmuar se mjeti ishte objekt i tentativës për vjedhje


