U rrëmbye nga babai xhihadist, Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi i ferrit në Siri

Aktualitet

U rrëmbye nga babai xhihadist, Eva Dumani riatdhesohet  pas 12 vitesh nga

E rrëmbyer nga babai xhihadist 12 vite më parë, rikthehet në Tiranë pranë nënës dhe vëllait të saj, Eva Dumani, vajza shqiptare e mbetur e vetme në kampin e ferrit Al Hol në Siri. Atë arriti ta nxjerrë ilegalisht nga Siria në Turqi xhaxhai i saj, ndërsa në Shqipëri u soll në një operacion ku u përfshi edhe Anti-terrori në Policinë e Shtetit. E larguar nga atdheu në moshën 9 vjeçare, sot 21 vjeç, Eva humbi në Siri babain i cili u vra në luftë dhe gjyshen e cila shkoi ta merrte në kamp. Në vitin 2020, u kthye e vetme në Shqipëri në një operacion të vështirë riatdhesimi, vëllai i saj, Endri, në atë kohë 13 vjeç.

Eva Dumani ishte 9 vjeç, kur në vitin 2014 babai i saj, e mori bashkë me të vëllanë 7 vjeç, për një udhëtim drejt Malit të Zi, për fundjavë. Të paktën kështu siç i tregoi ai bashkëshortes kur i kërkoi prokurë për të nxjerrë fëmijët nga Shqipëria. Por ky ishte vetëm hapi i parë për t’i marrë me vete fëmijët në Siri. Kryefamiljari xhihadist Shkëlzen  Dumani udhëtoi në Stamboll e më tej në frontin e luftës në Siri.

Pak kohë më vonë babai i tyre u vra, dhe Eva me vëllanë, mbetën vetëm në Siri. Pas vitit 2019, të dy përfunduan në kampin famëkeq të xhihadistëve Al Hol në Sirinë veriore, ku e çuan me mbi 70,000 jetime të tjera dhe të veja të luftëtarëve xhihadistë të Shtetit Islamik

Më 26 tetor të vitit 2020, qeveria shqiptare nisi operacionin për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Një proces i vështirë, edhe të partnerëve ndërkombëtarë, që mundi të sjellë në atdhe vetëm Endri Dumanin dhe ta bashkojë atë me nënën,  bashkë me 4 anëtarë të familjes Rasha (3 fëmijët dhe nëna e tyre)

Nga informacionet që u raportuan në atë kohë, u tha se Eva, e cila ishte mbuluar me shami, ishte fshehur pasi nuk dëshironte që të kthehej, por një fakt i tillë nuk u konfirmua kurrë.  

Pas vitesh të tëra përpjekje me kokën pas për Evën e mbetur në Siri, daja i saj Xhetan Ndregjoni arriti ta kalonte ilegalisht vajzën nga kufiri Siri-Turqi 14 ditë më parë, dhe vetëm këtë 14 shkurt, Eva Dumani, sot 21 vjeçare, mbërriti në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit, duke u bashkuar me nënën të cilën kishte 12 vite pa e parë, dhe krah vëllait, nga i cili u nda 6 vite më parë, sot një djalë i rritur 19-vjeçar.

Në kampin e ferrit në Siri vdiq edhe gjyshja e tyre e cila u nis për të marrë fëmijët, por mbeti aty e bllokuar derisa ndërroi jetë në kamp./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion