EMRI-FOTO / U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

Aktualitet

EMRI-FOTO / U qëllua në makinë pas një sherri në

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, në qendër të qytetit.

Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një natë në një klub nate në Valdera ku pati një grindje. Ai ishte me një mik dhe një kushëri kur, në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.

EMRI-FOTO / U qëllua në makinë pas një sherri në

Sipas mediave italiane, krimi duket se është shkaktuar nga një sherr që kishte pasur i riu në bar.

Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që personi që qëlloi dhe 25-vjeçari njiheshin me njëri-tjetrin. I riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.

Të shtënat dhe britmat

Banorët dëgjuan të paktën tre të shtëna me armë zjarri dhe më pas bërtitën: “Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin.”

Incidenti ndodhi përpara një bari dhe selisë së afërt të Misericordia di Montecalvoli/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion