U qëllua nga ‘Audi’ i zi? ZBULOHET SKEMA, si u ekzekutua biznesmeni në Elbasan

Aktualitet
U qëllua nga ‘Audi’ i zi? ZBULOHET SKEMA, si u ekzekutua

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri e biznesmenit Edmond Mahalla në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se Mahalla është qëlluar teksa ishte në automjetin e tij, në dalje të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Po ashtu bëhet e ditur se automjeti me të cilin po udhëtonte Mahalla ka marrë tre plumba në krahun e shoferit, dy prej të cilëve besohet të kenë kapur biznesmenin në kokë.

Burime jo-zyrtare thonë se është qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Po ashtu, familjarët e viktimës kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion