U qëllua me armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, në një ngjarje tronditëse për opinionin publik.
Sipas raportimit në media .Policia e Shtetit ka konfirmuar se gjyqtari Kalaja ndërroi jetë teksa ishte duke u transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Po ashtu mësohet se përveç gjyqtarit Kalaja, autori i identifikuar si shtetasi Elvis Shkambi ka plagosur edhe dy persona të tjerë ,që janë Rakip dhe Ervis Kurtaj dhe janë duke marrë mjekim në spital ,ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën .


