Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, qëllohet gjyqtari Astrit Kalaja

Aktualitet

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, qëllohet

Të shtënave me armë ndodhën sot në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Për pasojë, janë plagosur edhe dy persona të tjerë.
Mesohet se ngjarja ka qenë për çështje pronësie në qarkun e Shkodrës prej vitesh, çka dyshohet se ka qenë është motivi i ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin sot.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT