U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, policia e vë në pranga 28-vjeçarin! E pësojnë edhe dy persona të tjerë!

Aktualitet

U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, policia e vë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u zbulua se është vetëplagosur me armë zjarri edhe pse në spital kishte shkuar si i plagosur.

Mësohet se janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar të riun që të fshehë armën dhe gëzhojat nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

U vetëplagos me armën e zjarrit të cilën e posedonte pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari. Vihen pranga edhe dy shtetas të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi ndihmuan në fshehjen e armës së zjarrit dhe vendit të ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital kishte shkuar për mjekim,një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:

K. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M(kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion