U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë

Aktualitet

U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë

Edhe pse për shumë kohë u tregua hermetike, vetë Lori Hoxha ka ndarë disa pamje nga dasma e shumëpërfolur me biznesmenin e njohur Vis Bajraktari.

Me një fustan të bardhë mendafshi dhe me gurë në pjesën e sipërme, vihet në pah silueta joshëse, ku çdo element duket qartë se është kuruar me detaje.

Teksa në rrjetet sociale ndan momente nga viti që lamë pas, Lori në mbishkrim shkruan: 2024 më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025 ka drite, e di qe do të me gjejë.

Kujtojmë që Lori dhe Visi kanë një histori të gjatë dashurie që ka filluar që në bankat e shkollës. Prej shumë kohësh askush nga të dy nuk kanë bërë publike asnjë detaj nga jeta personale.

Pak kohë më parë ka qenë stilisti i famshëm Valdrin Sahiti i cili “guxoi” të publikonte një foto të Lori Hoxhës nga ceremonia. Çifti ka qenë tepër specifik në njoftimin e tyre teksa u kshte kërkuar të gjithë të ftuarve që asnjë video apo foto të mos dilte jashtë dyerve të “Sheraton”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

ME TE LEXUARAT