I vendosën eksploziv poshtë makinës, ja kush ishte shënjestra në Mat
Lajmifundit
/
6 Janar 2025, 14:54
Aktualitet

Një lëndë eksploziv është gjetur poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Pjetër Budi” në Mat.
Forcat xheniere kanë rrethuar zonën duke krijuar edhe perimetrin e sigurisë. Pritet që të bëhet edhe shpërthimi i kontrolluar.
Pakoja e dyshuar me eksploziv është konstatuar nga pronari i automjetit, Edmond Pasha i cili më pas ka njoftuar edhe policinë.
Ky shtetas nga informacionet paraprake, mësohet se nuk ka precedentë penale dhe se në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka konflikte.


