U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën ullinjve, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

Aktualitet

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën ullinjve, arrestohet

Një ngjarje e rëndë me zjarrvënie ndodhi në fshatin Drashovicë, Selenicë, ku një 43-vjeçar u konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës së mbjellë me ullinj, duke rrezikuar edhe bagëtitë e imta të tij.

Policia njofton se shtetasi E. B., 43 vjeç, banues në Drashovicë, më datë 21 gusht, rreth orës 19:30, ndezi në mënyrë të qëllimshme zjarr në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, F. N.. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe u rrezikuan bagëtitë e imta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Selenicë vepruan shpejt, arrestuan E. B. dhe materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion