U kap duke vjedhur në një qendër tregtare, arrestohet 53-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka prangos një 53-vjeçare, pasi u kap duke vjedhur në një qendër tregtare. Nuk është bërë me dije vendi i ngjarjes. Policia gjithashtu ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
“Tiranë/ Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. R, 53 vjeçe, pasi u kap duke vjedhur në një qendër tregtare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V, 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme”, njofton policia.


