Berat/ Të dënuar për vepra të ndryshme penale, prangosen 2 persona të shpallur në kërkim

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e 2 shtetasve, të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar, ka rënë në pranga një 66-vjeçar, i cili gjykata e Beratit e kishte dënuar me 2 muaj burg, për veprën "Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.”
Ndërsa është arrestuar një 56-vjeçar, i cili ishte dënuar nga gjykata me 4 muaj burg për veprën "Kundërshtim i vendimit të Gjykatës".
“Kuçovë/ Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
H.K., 66 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale "Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës".
K.Rr., 56 vjeç, banues në Dimal, Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale "Kundërshtim i vendimit të Gjykatës".
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


