U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Aktualitet

U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i

Policia në Tepelenë ka arrestuar një të ri që ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë vunë në pranga R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mësohet se më 14 mars të këtij viti, i riu në bashkëpunim me P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që ai drejtonte, udhëtonte si pasagjer 26-vjeçari i shpallur në kërkim R. Ç.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion