U hodh nga kati i pestë/ DETAJE nga vetëvrasja tragjike e 19-vjeçares në Durrës, dyshohej se...

Aktualitet

U hodh nga kati i pestë/ DETAJE nga vetëvrasja tragjike e

Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Durrësit mëngjesin e kësaj të diele, ku një 19-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Viktima është identifikuar si Prayla Key Troplini, një vajzë e re që, sipas burimeve paraprake, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike përpara ngjarjes së rëndë.

Për pasojë, 19-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Kanë qenë kalimtarët dhe banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës pas ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e tragjedisë.

Ndërkohë, trupi i pajetë i së resë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion