Tubimi i PD, Apeli ndryshon masat e sigurisë për protestuesit, lirohen pesë qytetarë

Aktualitet

Tubimi i PD, Apeli ndryshon masat e sigurisë për protestuesit, lirohen

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për pesë protestues të ndaluar pas protestës së 17 prillit.

Sipas vendimit, masa “arrest në burg” është zëvendësuar me “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke urdhëruar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të tyre, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Personat e liruar janë shtetasit: Klemend Çuçka; Bujar Tusha; Henri Shapllo; Mirvet Toçilla dhe Sem Bici.

Ata do të paraqiten periodikisht në organet e policisë gjyqësore, në vijim të hetimeve për ngjarjen e protestës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion