U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri dy ditë më parë, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ e drogës në Frakull

Aktualitet

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri dy ditë më parë,

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez.

Ky i fundit u soll në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull.

Samir Rosales Rodriguez, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kimisti”, konsiderohet nga struktura e posaçme si një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në përpunimin e lëndës narkotike në Frakull.

Ai arriti të largohej nga Shqipëria menjëherë pas finalizimit të operacionit antidrogë, por pas kërkimit ndërkombëtar u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi.

Pas përmbylljes së procedurave, ai u solli në vendin tonë ku tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

ME TE LEXUARAT