Leonardo DiCaprio habit me transformimin gjatë pushimeve në Ibiza/ Shfaqet dukshëm më i dobët

Showbiz

Leonardo DiCaprio habit me transformimin gjatë pushimeve në Ibiza/

Leonardo DiCaprio ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve në Ibiza, ku u fotografua duke shijuar një drekë në shoqërinë e partneres së tij, modeles Vittoria Ceretti, dhe mikut të ngushtë Tobey Maguire.

Aktori 51-vjeçar u shfaq me një pamje dukshëm më të dobët, duke rikthyer në vëmendje krahasimet me fizikun e tij gjatë viteve të para të karrierës.

DiCaprio u fotografua i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu, ndërsa nuk hoqi dorë nga aksesorët e tij karakteristikë – kapele dhe syze dielli, shkruan “DailyMail”.

Në krah të tij ishte Vittoria Ceretti, 28 vjeçe, e cila zgjodhi një veshje të bardhë verore.

Në shoqërinë e tyre ishin gjithashtu Tobey Maguire dhe stilistja Giorgia Tordini, teksa grupi shijoi atmosferën e relaksuar të ishullit spanjoll.

DiCaprio dhe Ceretti janë në një lidhje që prej vitit 2023 dhe, pavarësisht se përpiqen ta mbajnë jetën private larg vëmendjes, janë parë së bashku në disa raste.

Aktori duket se po shijon në maksimum verën në Mesdhe, ndërsa Ibiza është ndalesa e radhës në pushimet e tij luksoze.

ME TE LEXUARAT