U asfiksuan nga monoksidi i karbonit/ Mbërrijnë në atdhe trupat e pajetë të familjes Kola

Aktualitet

U asfiksuan nga monoksidi i karbonit/ Mbërrijnë në atdhe trupat e

Trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën më 4 shkurt në Itali si pasojë e asfiksimit nga monoksidi i karbonit, kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të enjteje në portin e Durrësit.

Katër anëtarët e familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin, u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, në provincën e Lucca-s, Itali.

Babai, Arti Kola, 48 vjeç, nëna, Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh, në Peqin.

Katër arkëmortët mbërritën me tragetin e linjës Bari–Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion