U arrestua për vrasje e Renato Hoxhajt në Vlorë, i riu nga Tropoja, foto me makina luksi në Dubai
Lajmifundit
/
30 Prill 2025, 13:34
Aktualitet

Eris Mehmetaj nga Tropoja, personi që ra në pranga nga policia e Tiranës lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj pak ditë më parë në Vlorë, duket se bënte një jetë luksoze.

Nga një vëzhgim në rrjetet e tij sociale, Mehmetaj ka publikuar disa fotografi nga Dubai dhe me një makinë të shtrenjtë.
Mehmetaj thuhet se ishte mik me Roan Brahimin, një emër i njohur për drejtësinë, i cili një vit më parë u ekzekutua në mes të Athinës.
Nga hetimet, ka rezultuar se Mehmetaj i ka siguruar makinën me të cilin lëvizi autori i vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë, të cilës i kishte ndërruar edhe targat.


