‘Turistët e drogës’ po shqetësojnë Italinë, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë, Gjykata urdhëron dëbimin

Aktualitet

‘Turistët e drogës’ po shqetësojnë Italinë,

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, me inicialet N.R., u arrestua në flagrancë pak ditë më parë nga karabinierët në Terni, për posedim droge me qëllim shpërndarjen e saj. 

I riu, pa precedentë penalë, kishte hyrë në Itali me një vizë turistike, teksa u pikas në rrugën “Narni” për një kontroll, ndërsa po drejtonte një makinë me qira.

Nervozizmi i tij bëri që ushtria ta kontrollonte si atë, ashtu edhe automjetin dhe në fund, doli në pah prania e 32 dozave kokainë, afërsisht 15 gramë, të fshehura me kujdes në një zgavër të krijuar midis mbulesës dhe kornizës së çatisë së makinës.

Gjykata e Ternit, nëpërmjet gjyqtarit Francesco Maria Vincenzoni, konfirmoi ligjshmërinë e ndalimit dhe urdhëroi dëbimin e shqiptarit nga Terni, informon media italiane.

Fenomeni i “turistëve të drogës”, që hyjnë si të tillë në vendin fqinj dhe më pas i përkushtohen aktiviteteve të tjera të paligjshme, po haset shpesh nga organet ligjzbatuese kohët e fundit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion