U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Kevi Muçllari: S’jam kriminel, mbrojta një kauzë

Aktualitet

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Kevi

Aktivisti Kevi Muçllari ka reaguar pas lirimit nga qelia, ku ishte mbajtur për disa ditë pas konfliktit me këshilltarin e bashkisë së Pogradecit, Engjëll Shyti.
Gjykata e Korçës e ka cilësuar arrestimin e tij të paligjshëm, duke vendosur lirimin e menjëhershëm të Muçllarit.

Në një deklaratë për mediat, Muçllari tha se nuk është kriminel dhe se veprimet e tij ishin në mbrojtje të interesave të komunitetit.

“Unë u shpreha edhe në gjykatë, nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im të dhunoja dikë për shkak të detyrës”, u shpreh ai.

Muçllari falënderoi edhe banorët që dolën në protestë gjatë ditëve të ndalimit të tij, duke theksuar se kauza e tyre nuk kishte për qëllim përfitime personale, por mbrojtjen e të drejtave të komunitetit.

“Falënderoj banorët që ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira. Ata dolën dhe protestuan sepse e kuptuan që po mbronim interesat tona me argumente dhe fakte”, tha Muçllari.

Ngjarja që çoi në arrestimin e tij ndodhi pak ditë më parë, pas një konflikti fizik me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende objekt hetimi nga autoritetet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion