U arrestua në Dubai/ Kush është Nexhmedin Danaj? Pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe pronari i televizionit "Vlora Cable"

Aktualitet

U arrestua në Dubai/ Kush është Nexhmedin Danaj? Pjesë e

57-vjeçari Nexhmedin Danaj është arrestuar provizorisht në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Danaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hetimi lidhet me trafik ndërkombëtar të kokainës dhe me një rrjet aktiviteti mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane. Në operacionin “Ura” u lëshuan 52 masa sigurie nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

Në kuadër të operacionit “Ura”, u raportua edhe për sekuestrimin e pasurive dhe kompanive që autoritetet dyshonin se lidheshin me aktivitetin kriminal. Në listën e raportuar përfshihej edhe “Dubai Inn” dhe “Vlora Cable”, të lidhura me Danajn. Nexhmedin Danaj është i njohur si pronar i kompanisë “Vlora Cable” në Vlorë, një shoqëri që operon në fushën e televizionit kabllor dhe ofron shërbime televizive për qytetin e Vlorës. Televizioni ‘Vlora Cable’ që është sekuestruar në Vlorë, rezulton të jetë në pronësi të Nexhmedin Danajt, i cili në emër të gruas Algerta Fejzullau ka një tjetër biznes, “Dubai Inn”, në fushën e hoteleri dhe turizmit.

Sipas hetimeve, dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, ai akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme në disa shtete, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike. Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit drejt Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT