Tronditet Shkodra, vëllai vret motrën brenda në banesë

Aktualitet

Tronditet Shkodra, vëllai vret motrën brenda në banesë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e te dieles ne Shkoder.

Burime te policise bejne me dije se fjala eshte per nje krimi në familje pasi vëllai ka vrarë motrën.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ndoc Mazi”, ndërkohë policia ka nisur hetimet per  rrethanat.

Mësohet se viktima e ngjarjes është shtetasja Diana Vuka, rreth 50 vjeçe ndersa autori eshte identifikuar me emrin Fabian Vuka.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen "Ndoc Mazi", Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion