Tritoli në Kamëz për 500 mijë euro "gjobë"! Prokurorja kërkon 'arrest me burg' për ish-policin Jeton Lami

Aktualitet

Tritoli në Kamëz për 500 mijë euro "gjobë"!

Nesër në seancën gjyqësore caktohet masa e sigurisë për Jeton Lamin dhe dy të dyshuar për gjobëvënie, ndërsa në kërkim është edhe shtetasi E.L, i shpallur në kërkim edhe në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha në Zall Mner në Kamëz. Në lidhje me të akuzuarit prokurorja e çështjes ka kërkuar masën ‘arrest në burg’.

Konkretisht Jeton Lami, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej, Florin Domi, Flogert Mezhika dhe një tjetër 31-vjeçar vendosën tritol në fasadën e jashtme të biznesit “Perla e Detit”, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina. 

Restoranti “Perla e Detit”, është në pronësi të dy kunetërve, Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion