Trafiku “paralizon” Elbasanin, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

Aktualitet

Trafiku “paralizon” Elbasanin, radhë kilometrike automjetesh

Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e Elbasanit, duke sjellë bllokim thuajse total të trafikut dhe vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Segmenti më problematik mbetet aksi i rrugës kombëtare Rrogozhinë–Peqin–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, ku fluksi i automjeteve ka shkaktuar radhë kilometrike dhe vonesa të zgjatura.

Kthimi i pushuesve ditorë nga bregdeti i Adriatikut drejt kryeqytetit pas një dite të kaluar në plazh është identifikuar si shkaku kryesor i kësaj mbingarkese rrugore.

Situata është rënduar më tej edhe nga fluksi i madh i automjeteve që kanë ardhur nga drejtimi i Korçës në drejtim të Tiranës, duke shtuar trafikun në këtë korridor të rëndësishëm kombëtar.

Autoritetet rrugore dhe strukturat e rendit janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion