Tjetër aksident në qarkun e Fierit, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital

Aktualitet

Tjetër aksident në qarkun e Fierit, dy të plagosur transportohen

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qarkun e Fierit, vetëm pak kohë pas një tjetër përplasjeje. Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop, ku dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin.

Në aksident janë përfshirë një “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”, ndërsa nga përplasja njëri prej automjeteve ka përfunduar brenda ambienteve të një pike karburanti

Si pasojë e aksidentit, dy persona që udhëtonin në automjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i dytë i regjistruar në qarkun e Fierit brenda një ore.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion