Tiranë/ Arrestohet 33-vjeçari që përplasi policin me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin Nr.1 të Policisë Tiranë arrestuan shtetasin K. B., 33 vjeç, për shkak të një aksidenti të ndodhur dje në kryeqytet. Ai përplasi me automjet biçikletën e punonjësit të policisë, shtetasit S. Gj., 63 vjeç, i cili sapo kishte dorëzuar shërbimin. Pas përplasjes, 33-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia arrestoi K.B., ndërsa nisi procedim në gjendje të lirë për shtetasin tjetër G.K., 37 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin e përfshirë në aksident në një tjetër moment. Dyshohet se 37-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike gjatë drejtimit.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi kokainë, e cila u sekuestrua si provë materiale. I aksidentuari, shtetasi S. Gj., mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë jashtë rrezikut për jetën.
Rasti vijon të hetohet nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive.


