Digjet makina e parkuar në Korçë, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Aktualitet

Digjet makina e parkuar në Korçë, dyshohet zjarr i

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një automjet tip BMW me targa AB262AC, në pronësi të shtetasit Sterjo Gërmenji, është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë, zjarri ka djegur pjesërisht makinën, ndërsa dyshohet se ngjarja është qëllimshme.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar shkaqet e plota. Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT