Tërbufi nën ujë. 1200 hektarë të përmbytur, ngardhin bagëtitë

Aktualitet

Tërbufi nën ujë. 1200 hektarë të përmbytur,

Kjo situatë shoqëron prej katër ditësh banorët në fushën e Tërbufit. Një prej banorëve zhytet në ujë për të shpëtuar dhe kontrolluar bagëtitë.

Prej katër ditësh, ai është i bllokuar së bashku tufën e të imtave, ndërsa thotë se disa krerë tashmë kanë ngordhur nga i ftohti dhe mungesa e ushqimit.

Në territorin e Bashkisë Divjakë janë përmbytur 700 hektarë, ndërsa në Lushnje 500 të tjerë. Në shumë pika, niveli i ujit arrin deri në një metër thellësi.

Edhe pse këtë të shtunë reshjet kanë pushuar, situata mbetet e rënduar. Kanali kullues i Tërbufit është i bllokuar dhe uji nuk qarkullon, duke u derdhur masivisht nëpër fusha.

Specialistët e Bordit të Kullimit shprehen se hidrovorët po punojnë pandërprerë, por sasia e ujit është aq e madhe sa do të duhen të paktën 96 orë që tokat të çlirohen plotësisht duke lënë fermerët në betëjë më ujin që i ka përmbytur. /A2 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion