Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga

Aktualitet

Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas

Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e shërbimeve të Policisë së Kavajës dhe Rrogozhinës parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në zonën e Spillesë. Gjatë ndërhyrjes, Policia kapi në flagrancë një 31-vjeçar, i cili dyshohet se, pas një konflikti me një 38-vjeçar, tentoi ta vriste atë me armë zjarri.

Kavajë/Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri.

Kapet në flagrancë, gjatë konfliktit me armë zjarri, dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me municion luftarak.

Procedohet penalisht edhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt.

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit N. H.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, kallashnikov.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. H. kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R. dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit.

Po në vijim të veprimeve, u procedua penalisht edhe shtetasi I. R., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT