“Po të doni, hipni”/ Pasagjerët refuzojnë të udhëtojnë me tragetin Bari-Durrës: “Përvëlohemi brenda!”

Aktualitet

“Po të doni, hipni”/ Pasagjerët refuzojnë të

Me ardhjen e muajit Gusht, një numër i madh emigrantësh shqiptarë zgjedhin të kthehen në atdhe për të kaluar pushimet, por shpesh ata përballen me kushte të vështira dhe probleme gjatë udhëtimit.

Një situatë e tillë është regjistruar së fundmi me pasagjerët e linjës së kthimit nga Bari në drejtim të Durrësit.

Pasagjerët kanë refuzuar të futen në anije pasi pretendojnë se sistemi i kondicionimit nuk funksionon.

Sipas denoncimeve të mbërritura, kondicionerët e tragetit janë jashtë funksionit dhe temperaturat brenda ambienteve të mjetit lundrues janë të padurueshme për udhëtarët në këto ditë me temperatura ekstreme.

Sipas dëshmive, pasagjerët janë përplasur verbalisht me stafin për të kërkuar sqarime dhe zgjidhje, por përgjigja që dyshohet se kanë marrë ka qenë: ““Po doni, hipni, po sdoni mos hipni .” Për këtë arsye, shumë prej tyre kanë zgjedhur të bojkotojnë hyrjen në traget deri në rregullimin e situatës.

Ky raportohet të jetë denoncimi i dytë brenda një kohe të shkurtër për të njëjtën anije dhe të njëjtin problem, duke ngritur shqetësime serioze mbi standardet e shërbimit dhe kushtet e udhëtimit që u ofrohen qytetarëve në linjat detare ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT