Në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 41-vjeçari

Aktualitet

Në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, tentoi

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të enjte teksa po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin e Shqipërisë.

Policia bën me dije se 41-vjeçari i identifikuar me inicialet R. B., ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai u shpall në kërkim u bë pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

Njoftimi:
Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, të finalizuar disa ditë më parë në Himarë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.


Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe kontrolleve të shtuara në kufi, me qëllim ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, kanë kapur në fshatin Kosovicë, Dropull, shtetasin:

• R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë.


Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. N., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, janë shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT