Sherri te gjimnazi në Kamëz, njëri nga 16-vjeçarët e plagosur në gjendje të rëndë

Aktualitet

Sherri te gjimnazi në Kamëz, njëri nga 16-vjeçarët e

Një nga dy 16-vjeçarët që mbetën të plagosur në sherrin me thika që ndodhi pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

16-vjeçari me iniciale B.T. ndodhet në gjendje kritike pasi plagët që ka marrë në gjoks janë të thella, duke i prekur mushkëritë.

Ndërkohë 16-vjeçari tjetër me iniciale A.L. është në gjendje stabël. Ai po ashtu ka marrë plagë në gjoks, por janë jo kërcënuese për jetën.

Sherri fillimisht ka nisur brenda në oborrin e shkollës dhe më pas adoleshentët kanë dalë jashtë murit rrethues dhe janë zënë me thika. Në konflikt janë përfshirë rreth 5 nxënës.

 

ME TE LEXUARAT