Temperatura deri në 26 gradë, ja parashikimi i motit për sot
Lajmifundit
/
7 Prill 2026, 08:11
Aktualitet

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në zonën e veriut në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.


