Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, vritet një person përballë Gjykatës së Apelit
Lajmifundit
/
3 Mars 2021, 14:53
Aktualitet

VLORE
Te shtena me armë zjarri në Vlorë. Mësohet se nga të shtënat një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike përballë Gjykatës së Apelit në Vlorë. Dëshmitarët flasin për disa të shtëna me armë zjarri dhe një person të vrarë që ndodhet ende i shtrirë në trotuar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.