Të shtëna me armë zjarri në Hamallaj të Durrësit! Autori ia mbath nga vendngjarja

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Hamallaj të Durrësit!

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Hamallaj, në Durës.

Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”.

Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe janë vendosur postblloqe në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.

 

 

 

ME TE LEXUARAT