Kapshtica mbyllet për 5 orë të hënën, greva në doganën greke pezullon lëvizjen e automjeteve

Aktualitet

Kapshtica mbyllet për 5 orë të hënën, greva në

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke.


Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nga ora 05:00 deri në 10:00 do të pezullohet plotësisht lëvizja e automjeteve në këtë pikë kufitare. Gjatë këtij intervali nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, as në hyrje dhe as në dalje

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se ndërprerja e përkohshme e qarkullimit vjen pas njoftimit të autoriteteve doganore greke për zhvillimin e grevës, e cila do të ndikojë në funksionimin normal të pikës kufitare.



Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Greqia të shmangin kalimin nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–10:00 të ditës së hënë, 27 korrik, dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre jashtë këtij orari për të shmangur vonesat.

ME TE LEXUARAT