Trump telefonon Orbanin: Hiqni veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian

Bota

Trump telefonon Orbanin: Hiqni veton ndaj anëtarësimit të

Pas bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin gjatë samitit me liderët europianë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar një telefonatë edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, duke e nxitur atë të heqë çdo pengesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.

Sipas raportimeve ne media, gjatë bisedës, Hungaria shprehu gatishmërinë për të pritur negociatat e ardhshme mes Moskës dhe Kievit. Megjithatë, Orbán reagoi publikisht në Facebook pas kërkesës së Trump.

"Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk ofron asnjë garanci sigurie. Prandaj, lidhja e anëtarësimit me garancitë e sigurisë është e padobishme dhe e rrezikshme”, shkroi kryeministri hungarez.

Ndërkohë, Trump u shpreh “optimist” për negociatat mbi armëpushimin, por pranoi se “kishte menduar se do të ishte më e lehtë”.

Për rolin e Europës në sigurinë e kontinentit, presidenti amerikan nënvizoi se shtetet e BE-së “janë të afta të mbrojnë Ukrainën”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion