Në prag të nisjes së Parlamentit, PD-PL bashkojnë forcat! Zbulohet strategjia brenda dhe jashtë Parlamentit

Politikë

Në prag të nisjes së Parlamentit, PD-PL bashkojnë forcat!

Rinisja e Parlamentit ka vënë në lëvizje aleatët e opozitës të cilët po bashkojnë forcat për nisjen e Parlamentit te ri. Gazetarja e Top Channel Elda Menga, raporton se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka zhvilluat një takim me homologun e tij te PL-së Tedi Blushi për të koordinuar aksionin si brenda dhe jashtë Parlamentit.

Aksioni brenda Parlamentit, por dhe organizimi i protestave të përbashkëta mësohet të ketë qenë fokusi i takimit që zgjati për rreth dy orë. Një ditë më parë, Noka priti në zyrë edhe kreun e republikanëve Fatmir Mediu për të bashkuar aksionin politik brenda Parlamentit i cili nis më 10 shtator.

Një ditë më parë, Noka priti në zyrë edhe kreun e republikanëve Fatmir Mediu për të bashkuar aksionin politik brenda Parlamentit i cili nis më 10 shtator.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion