E RËNDË në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten
Lajmifundit
/
24 Korrik 2026, 08:06
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fieri, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng ish-bashkëshorten.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, autori ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Pas krimit, ai ka marrë me forcë ish-gruan, duke shkaktuar alarm te familjarët dhe autoritetet.
Mësohet se narja ka ndodhur në fshatin Vidhisht.


