Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar i restorantit dhe djali i tij

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur Agios Dimitrios në Athinë, ndërsa  të plagosurit janë pronari 70 vjeç dhe djali i tij 39 vjeç

Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou.

Sipas të njëjtave informacione, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë. Djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion