Rrobat e shpërndara nëpër shtëpi, ish-vjehrra nxjerr videon brenda banesës ku nusja braktisi tre fëmijët në Durrës

Aktualitet

Rrobat e shpërndara nëpër shtëpi, ish-vjehrra nxjerr videon

33-vjeçarja, Blerina Basha, dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës.

Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregon tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesën ku jetonin në Durrës. Në pamje dëgjohet duke komentuar kushtet e banesës dhe duke vënë në dyshim kujdesin e nënës ndaj fëmijëve.

Sipas videos, në shtëpi vërehet rrëmujë dhe papastërti, ndërsa fëmijët shprehen se nuk kanë ujë. Rrobat dhe sendet e shtëpisë duken të shpërndara nëpër dysheme dhe edhe ambientet sanitare shfaqen në gjendje të papastër.

Nga ana tjetër, nëna e fëmijëve ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kurth të organizuar nga ish-vjehrra, duke mohuar akuzat dhe duke deklaruar se kujdeset rregullisht dhe siç duhet për të miturit.

Rasti u bë publik fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u pasua nga reagimi i institucioneve shtetërore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet përkatëse për verifikimin e situatës dhe mbrojtjen e fëmijëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion