Të shtëna me armë në Durrës, plagoset 33-vjeçari
Lajmifundit
/
3 Nëntor 2025, 17:22
Aktualitet

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të Durrësit, një zonë që njihet me emrin “Sefer Efendiu”.
Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur një 33-vjecar, i cili ka marrë plagë në këmbë.
Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje ndërsa vetë i riu nuk ka dhënë detaje për policinë.
Sipas bluzave të bardha 33-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.


