Të përfshirë në trafik droge, arrestohet ish-kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë dhe djali i tij

3 persona janë arrestuar me urdhër gjykate në Korçë. Policia ka vënë në pranga Arben Pilinci, Orlind Pilinci (të dy subjekte të OFL) dhe Erald Mucelli.
Këta shtetas kanë qenë në përgjim dhe nën hetim nga prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë e policisë vendore Korçë.
Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur në Elbasan në datë 4 Qershor 2020, ku u kapën 28.5 lëndë narkotike canabis sattiva dhe u arrestuan 3 shtetas (Teodor Beba, Ildi Dushku dhe Ylli Spaho).
Pas hetimit gjatë gjithë kësaj kohe, përveç 3 shtetasve të mësipërm u ndaluan edhe 3 te tjerët të cilët ishin pjesë e transportit të drogës. Pjesa më e madhe e tyre janë të njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm penalë.

