"Të jeni tri orë para në aeroport", njoftimi i rëndësishëm nga Rinasi për fluturimet drejt Anglisë

Aktualitet

"Të jeni tri orë para në aeroport", njoftimi i

Rinisja e fluturimeve nga Shqiperia drejt Britanise se Madhe do te behet me rregulla teper strikte.

Keshtu nje prej ketyre rregullave eshte qe pasagjeret te paraqiten ne aeroport tri ore para orarit te fluturimit, per shkak te listes se gjate te dokumenteve qe duhen kontrolluar.

Njoftimin e ka bere vete Tirana International Airport:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli

"Të jeni tri orë para në aeroport", njoftimi i
???? Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.
https://www.gov.uk/.../providers-of-day-2-and-day-8...

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk...

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.
Urojmë ta gjeni të dobishëm informacionin.
Faleminderit për bashkëpunimin. Tirana International Airport

 

ME TE LEXUARAT