Sterilizimi në GJKKO, Beqajt i rrëzohen 3 kërkesat paraprake, çfarë kërkoi ish-ministri i Shëndetësisë

Aktualitet

Sterilizimi në GJKKO, Beqajt i rrëzohen 3 kërkesat paraprake,

Në GJKKO po zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me konçensionin e sterilizimit.

Gazetarja, Klodiana Lala duke dhënë detaje nga zhvillimi i seancës tha se ish-ministri Beqaj ka bërë 3 kërkesa paraprake që iu rrëzuan.

Beqaj kërkoi që në proces të jetë i pranishëm Avokati i Shtetit, seanca të jetë e hapur për mediat pasi nuk ka më sekrete dhe të thirret Nisma Thurje si kallëzuese në SPAK të këtij konçensioni.

Të tre kërkesat paraprake të ish-ministrit të Shëndetësisë janë rrëzuar nga Gjykata.

Ndaj Ilir Beqajt lidhur me konçensionin e sterilizimit është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës. Në seancën e zhvilluar sot, Beqaj ka kërkuar pushimin e akuzës ndaj tij, ndërsa senaca u shty për javën e ardhshme. Do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë nëse do të kalojë dosjen për gjykim, do e rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme, apo do të pushojë çështjen.

Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK lidhur me shpërdorimin e fondeve të agjencisë SASPAK. Prokuroria e Posaçme po e heton Beqajn për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion