Spërkasin me benzinë dy automjetet e biznesmenit në Elbasan dhe i vënë flakën, kamerat kapin mat autorët
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 08:04
Aktualitet

Dy automjetet e biznesmenit Kujtim Kasneci në Elbasan janë përfshirë nga flakët. Informacionet e para të policisë tregojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe kamerat e sigurisë kanë treguar se dy persona janë siguruar për këtë vepër.
Bëhet me dije se dy persona me kapele spërkasin me benzinë dhe u vënë flakën automjeteve 'Range Rover' me targa AA 042 VL dhe një 'Volksëagen' me targa AA 248 BB. Pronari i makinave, rezulton pronar i një biznesi ushqimor, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


