Tritol në oborrin e një banesë në Fushë Krujë, shembet muri i shtëpisë

Në një banesë në Krujë është dëgjuar të shpërthejë një lëndë plasëse, që fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, në oborrin e shtëpisë së shtetasit Arben Pëllumbi, ndërsa bëhet me dije se kjo është hera e katërt që kësaj shtëpie i vendoset tritol. Pronari i shtëpisë, mësohet se është pronari i një rrobaqepësie ku bëhen rroba popullore, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm. Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.
Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar muri i banesës së Arben Pllumit, si dhe janë regjistruar dëme dhe në shtëpitë pranë. Fqinjët dëshmojnë se se tronditja ishte e fortë, ndërsa e krahasojnë atë me tërmetin e 26 nëntorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.


